Për ne

Hoteli Exclusive është zgjidhja më e duhur për të gjitha kërkesat tuaja, qoftë për të organizuar gëzime familjare, për tu vendosur derisa bëni pushime në rivierën e Strugës, ose për argëtim të çastit. Jeni të mirëseardhur.

Hoteli Exclusive është i vendosur 4 km. në veri të Strugës dhe e ben atë të përshtatshëm si për qytetin ashtu edhe për gjithë rrethin e Strugës. Lokacioni i hotelit i mundëson klientëve tanë të vendit akses të shpejtë për gëzime familjare (dasma, etj.), poashtu edhe turistëve me pushime verore, vendosje afër plazheve të Strugës.

Kemi në disponim 4 apartamente luksoze,  të cilat ofrojnë kushte nga më modernet. Hoteli ka edhe 2 restaurante, njëri me 600 vende dhe tjetri me 400 vende. Gjatë stinës verore funksionon edhe terasa me 100 vende. Gjatë tërë vitit ofrojmë argëtim me muzikë LIVE çdo natë. Për nevojat tuaja afariste ofrojmë edhe sallë konference si dhe parking të bollshëm.